Dmitri Chirciu
10 Shkurt 2022•Përditësim: 10 Shkurt 2022
Ka filluar në tokat Bjellorusisë, stërvitja e përbashkët ushtarake e Rusisë dhe Bjellorusisë, "Vendosmëria Aleate-2022", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në stërvitje marrin pjesë disa njësi ushtarake të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe njësia ushtarake e Rajonit Lindor Ushtarak të Forcave të Armatosura të Rusisë.
Në stërvitje marrin pjesë dy S-400 dhe Pantsir-S sisteme raketore të mbrojtjes ajrore si dhe 12 avionë luftarakë rus Su-35. Stërvitja zhvillohet në disa poligone dhe baza ushtarake ajrore të Bjellorusisë.
Stërvitja, në të cilën do të inspektohen forcat ushtarake të dy vendeve, zhvillohet me qëllim "parandalimin e sulmeve nga jashtë, luftimin e terrorizmit, mbrojtjen e kufijve dhe mbrojtjen e interesave të Shtetit të Unionit".
Stërvitja e zhvilluar në kuadër të marrëveshjes së arritur mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij bjellorus, Alexander Lukashenko, në dhjetor të vitit 2021, do të vazhdojë deri më 20 shkurt.