Andaç Hongur
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedë, përveç çështjeve rajonale, përfshirë Sirinë dhe marrëdhëniet bilaterale, janë trajtuar mundësitë për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe hapat që do të hidhen në periudhën pas pandemisë.