Enes Kaplan,Bahattin Gönültaş
01 korrik 2019•Përditësim: 02 korrik 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në një darkë pune në Tokio u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan u prit nga Abe në Zyrën e Kryeministrit, me ç'rast dy liderët pozuan para gazetarëve para flamujve të dy vendeve.
Në pjesën e hapur për media gjatë takimit, Erdoğan shprehu kënaqësi për vizitën në Japoni dhe falënderoi kryeministrin Abe për mikpritjen.
Presidenti turk po ashtu përgëzoi vendin për organizimin e suksesshëm të Samitit të Liderëve të G20-tës që u mbajt në Osaka.
Ndërkaq, kryeministri japonez u zotua për të punuar në rritjen e nivelit të partneritetit strategjik midis Turqisë dhe Japonisë.
Në darkën e punës të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zëvendëskryetari i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti), Cevdet Yılmaz, Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, dhe shefi i Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan.