Enes Kaplan
11 Dhjetor 2017•Përditësim: 11 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me ceremoni zyrtare në Ankara homologun e tij rus Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas pritjes në rezidencën presidenciale në Ankara, dy liderët kaluan në takimin kokë më kokë.
Erdoğan dhe Putin më pas pritet të kalojnë në darkë pune mes delegacioneve, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.