Bota

"Embargoja e armëve ndaj Libisë të përqendrohet në kontrollin tokësor"

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në një takim të mbajtur dje në Bruksel morën vendimin për të kontrolluar nga ajri dhe toka embargon e armëve ndaj Libisë

Aydoğan Kalabalık  | 18.02.2020 - Përdıtësım : 19.02.2020
"Embargoja e armëve ndaj Libisë të përqendrohet në kontrollin tokësor"

Tripoli

Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) e njohur nga OKB-ja ka deklaruar se refuzon vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për të filluar kontrollin e embargos së armëve ndaj Libisë nga lindja e Mesdheut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të GNA-së, Mohammed el-Kablavi në një deklaratë për kanalin televiziv Al Jazeera me qendër në Katar tha se milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit armët i transferojnë nga kufiri i Egjiptit dhe se BE-ja duhet të përqendrohet në kontrollin tokësor dhe jo në atë detar.

Ndërkohë theksohet se nga qeveria egjiptiane e Abdel Fattah al-Sisi-t nuk është dhënë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në një takim të mbajtur dje në Bruksel morën vendimin për të kontrolluar nga ajri dhe toka embargon e armëve ndaj Libisë. Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell tha se operacioni për kontrollin e ermbargos do të fillojë nga lindja e Mesdheut.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın