Muhammed Bilal Kenasari
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau, tha se ndiejnë shqetësime rreth vendimit të Egjiptit për dënimin me vdekje të dy gazetarëve të Al-Jazeera Arabia, raporton Anadolu Agency (AA).
Trudeau në konferencën për media pas një pyetjeje ka folur rreth dënimit me vdekje që gjykata penale në Egjipt ka dhënë ndaj ish drejtuesit të Al Jazeera Arabia, Ibrahim Muhammed Hilal dhe gazetarit të të njëjtit kanal Ala Omer Seblan.
Duke tërhequr vëmendjen se gazetarët kanë marrë dënimin më të ashpër në vend nga gjykata egjiptiane Trudeau ka theksuar se kanë shqetësime rreth këtij vendimi të dhënë.
"Ne do të vazhdojmë ti shprehim në mënyrë të qartë mendimet tona rreth kësaj çështjeje ndaj qeverisë egjiptiane", deklaroi Trudeau.
Në çështjen "spiunazh në emër të Katarit" në Egjipt ku gjykohet edhe presidenti i parë i zgjedhur i vendit dhe i larguar nga detyra me grusht shteti Mohamed Morsi, janë dënuar me vdekje edhe dy punonjës të Al-Jazeera Arabia.