Ekip
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
BERLIN (AA) — Një burrë i paidentifikuar ka sulmuar me thikë udhëtarët herët në mëngjes në stacionin e trenit në Mynih, duke plagosur të paktën katër persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia gjermane tha se janë plagosur katër ose pesë persona, prej të cilëve njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda.
Zëdhënësja e policisë gjermane Michael Grob deklaroi se sulmuesi është arrestuar dhe se autoritetet po punojnë për të përcaktuar identitetin e tij.
Incidenti ka ndodhur herët në mëngjes në Grafing të periferisë lindore të Mynihut.