Elena Teslova
05 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
MOSKË (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, ka deklaruar se Egjipti do ta rrisë vëllimin e blerjes së armëve nga Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoygu, në fjalimin që e mbajti në Mbledhjen e Tretë të Komisionit për Bashkëpunim Ushtarak Rusi-Egjipt, tha se bashkëpunimi ushtarak mes dy shteteve vazhdimisht ka shënuar përparim dhe se numri i marrëveshjeve është rritur.
“Me kënaqësi dua të them se Egjipti dëshiron ta pajisë ushtrinë e saj me armë modern të prodhimit rus”, tha Shoygu, duke bërë të ditur se Egjipti do ta rrisë vëllimin e blerjes së armëve nga Rusia.