Ahmed al-Masri,Mehmet Nuri Uçar
14 Janar 2018•Përditësim: 15 Janar 2018
ABU DABI (AA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar një stërvitje të përbashkët ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve të EBA-ve WAM njoftoi se qëllimi i stërvitjes është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.
Më tej u theksua gjithashtu se stërvitja do të zgjasë dy javë, e realizuar në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta, të cilat organizohen nga forcat e armatosura të EBA-ve me shtetet vëllazërore dhe mike me qëllim të zhvillimit të aftësive luftarake.
Një stërvitje e ngjashme u organizua në shtator të vitit 2017.