Ekip
14 Janar 2018•Përditësim: 15 Janar 2018
MADRID (AA) - Të paktën 26 persona u plagosën pasi u shemb tavani në një klub nate në kryeqytetin e Spanjës Madrid, njoftojnë autoritetet spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njëmbëdhjetë personat e plagosur u transportuan në spital me lëndime të lehta ndërsa të tjerëve ndihma mjekësore iu dha në vendngjarje, thonë nga shërbimi emergjent.
Bëhet e ditur se një pjesë e tavanit prej 16 metrash katrorë u shemb ndërsa njerëzit argëtoheshin në klubin e natës në jug të Madridit.
Një incident i ngjashëm ndodhi nëntorin e vitit të kaluar, kur një podium vallëzimi u shemb në një klub nate në Tenerife të Spanjës, me ç'rast u plagosën 22 persona.