Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi
Duke cituar një burim, media shtetërore ruse raportoi se bisedimet në “formate të ndryshme” në kryeqytetin emiratas kanë rifilluar pas diskutimeve të mbajtura të premten.
Stamboll
Dita e dytë e bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së ka nisur sot në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.
Duke cituar një burim, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se bisedimet në “formate të ndryshme” në kryeqytetin emiratas kanë rifilluar pas diskutimeve të mbajtura të premten.
Pas ditës së parë të bisedimeve të premten, negociatori kryesor i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se diskutimet janë përqendruar në parametrat për përfundimin e luftës me një “paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit, i cili muajin e ardhshëm hyn në vitin e pestë, po “ecin përpara”.
Ai theksoi më tej rëndësinë e zbatimit të asaj që e quajti “formula e Anchorage-it”, duke iu referuar takimit ballë për ballë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në gusht të vitit të kaluar në Alaskë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
