Ahmet Dursun
07 Mars 2019•Përditësim: 08 Mars 2019
Diplomatët e Iranit, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë zhvillojnë bisedime për Sirinë në kryeqytetin e Iranit, Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, mësohet se zv.ministri i Jashtëm i Kinës Chen Xiaodong, përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Sirinë Aleksandr Lavrentiyev dhe drejtori i përgjithshëm për Lindjen e Mesme të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Philip Ackermann kanë zhvilluar një vizitë në Teheran të Iranit.
Diplomatët kanë realizuar takime të ndara me zëvendësministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Jaberi Ansari dhe kanë biseduar për punimet e formimit të Komitetit kushtetues të Sirisë.
Më tej theksohet se janë diskutuar edhe çështjet si lufta kundër terrorizmit, parandalimi i krizës njerëzore në Idlib, ristrukturimi i Sirisë dhe rikthimi i refugjatëve në vendin e tyre.