Ekip
28 Nëntor 2021•Përditësim: 29 Nëntor 2021
Në një sulm që organizata terroriste DEASH kreu në qytetin Sulejmanie (Sulaymaniyah) të Irakut, kanë humbur jetën 5 dhe janë plagosur 4 të tjerë nga forcat Peshmerge të lidhur me Administratës Rajonale Kurde (ARK) të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin lokal, mësohet se DEASH mbrëmë natën kreu sulm ndaj pikës së Peshmergëve në zonën Kuleco në rajonin Kifri të qytetit Sulejmanie.
Si pasojë e sulmit humbën jetën 5 anëtarë të forcave Peshmerge ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.
Organizata terroriste DEASH në vitin 2014 mori nën kontroll të plotë rajonet Mosul, Salahuddin dhe Anbar si dhe pjesërisht rajonet Diyala dhe Kirkuk. Rajonet në fjalë u rimorën nga organizata brenda disa viteve.
Ish-kryeministri irakian, Haidar al-Ibadi më 9 dhjetor 2017 shpalli fitoren kundër DEASH-it.
Pavarësisht se kanë kaluar 4 vite nga pastrimi i Irakut nga DEASH-i, sulmet e organizatës vazhdojnë kryesisht në zonat periferike të rajoneve Kirkuk, Diyala, Mosul, Salahuddin dhe Anbar.