Büşra Nur Çakmak
11 mars 2021•Përditësim: 11 mars 2021
Danimarka përkohësisht ka ndaluar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), të cilën e ka zhvilluar AstraZeneca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga autoritetet daneze të shëndetësisë theksohet se arsyeja për këtë vendim është paraqitja e disa rasteve të mpiksjes së gjakut që janë paraqitur mes njerëzve që janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.
Raportimet është duke i hetuar edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Pas pezullimit 14 ditor të vaksinës, autoritetet shëndetësore do të lëshojnë vlerësim të ri.
Në lidhje me "efektin e mundshëm anësor serioz" të mpiksjes së gjakut, ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, tha në Twitter se është shumë herët "për të konkluduar nëse ekziston një lidhje", duke theksuar nevojën për një hetim të plotë.
Arsyeja për pezullimin e vaksinës AstraZeneca është vdekja e një pacienti i cili dyshohet nga autoritetet shëndetësore se është i lidhur me vaksinën. Sidoqoftë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.