Bota

SHBA, 2.236 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 42,41 milionë

Mücahit Oktay  | 22.09.2021 - Përdıtësım : 22.09.2021
SHBA, 2.236 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 678.522, prej të cilëve 2.236 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,41 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,65 milionë raste të konfirmuara dhe 68.087 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 212,2 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 182 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın