Gamze Türkoğlu Oğuz
04 Maj 2020•Përditësim: 06 Maj 2020
Pasi Islanda arriti sukses në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), jeta ka filluar të kthehet në normale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendi i cili me kujdes po kryen testet dhe monitorimet për të gjetur dhe karantinuar personat e infektuar përfshirë edhe ata asimptomë, pas një periudhe 6 javore sërish janë hapur shkollat e mesme, universitetet, parukeritë, dentistët dhe vendet tjera të punës.
Mendohet se Islanda me një popullsi prej 360.000 banorësh ka qenë efektive pjesërisht në vënin nën kontroll të virusit.
Në këtë vend nuk ka patur nevojë për izolim shoqëror falë karantinës së rreptë të rasteve të konfirmuara dhe ndjekjen e kontakteve të tyre, ndërsa u zbatua karantinë 14 ditore ndaj atyre që udhëtonin nga vendet ku ishte regjistruar COVID-19.
Në Islandë u vendosën gjithsej 19.000 persona në karantinë dy javore, ndërsa shkollat fillore, disa kafene dhe restorante qëndruan hapur në kuadër të distancës sociale, nuk u lejua tubimi i mbi 20 personave dhe u kërkua që njerëzit të qëndrojnë 2 metra larg njëri-tjetrit.
Islanda gjithashtu brenda 6 javësh testoi 50.000 persona, që është 13 për qind e popullsisë së vendit.
Duke filluar prej sot përveç bareve, palestrave dhe pishinave u lejuan tubimet deri më 50 persona, hapja e shkollave të mesme dhe universiteve si dhe bizneseve tjera.
Islanda deri më sot konfirmoi 1.799 raste ndërsa humbën jetën 10 persona.