Vesna Besiç
08 Tetor 2016•Përditësim: 09 Tetor 2016
REYKJAVIK (AA) – Islanda është vend i gejzerëve dhe burimeve terminale, por njihet edhe si “vend i zjarrit dhe akullit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga dhjetë vendet më të pasura në botë në të cilin flitet gjuha angleze dhe islandeze, Islanda gjendet në Oqeanin Atlantik, e formuar në ishull vullkanik.
Në një sipërfaqe prej 103.125 kilometrave katrorë jetojnë rreth 320.000 banorë, ndërsa kryeqyteti Reykjavik kohën e fundit është bërë destinacion i njohur turistik për turistët nga të gjitha vendet e botës.
Parku nacional Snaefellsjokul është destinacion interesant për fotografët amatorë, për të cilët ky është një burim inspirimi.
Në fotogalerinë e reporterit të AA-së shikoni këtë burim të bukurisë.