Bota

Çavuşoğlu takon homologun italian Di Maio

"Me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, diskutuam përgatitjet për Samitin e Berlinit dhe bashkëpunimin në Mesdhe", tha Çavuşoğlu

Nazlı Yüzbaşıoğlu  | 19.01.2020 - Përdıtësım : 19.01.2020
Çavuşoğlu takon homologun italian Di Maio ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Berlin takoi homologun e tij nga Italia, Luigi Di Maio, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy shefat e diplomacive gjenden në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që organizohet sot në lidhje me krizën në Libi.

"Me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, diskutuam përgatitjet për Samitin e Berlinit dhe bashkëpunimin në Mesdhe", tha në Twitter Çavuşoğlu në lidhje me takimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın