Bota

Çavuşoğlu takon homologun amerikan Pompeo

"Me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, diskutuam marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe Konferencën për Libinë", tha në Twitter Çavuşoğlu në lidhje me takimin në Berlin

Nazlı Yüzbaşıoğlu   | 19.01.2020
Çavuşoğlu takon homologun amerikan Pompeo ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Berlin takoi Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu takon homologun italian Di Maio

Dy shefat e diplomacive gjenden në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që organizohet sot në lidhje me krizën në Libi.

"Me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, diskutuam marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe Konferencën për Libinë. Jemi në kontakt me të gjithë aktorët për një armëpushim permanent në Libi dhe kthimin në procesin politik", tha në Twitter Çavuşoğlu në lidhje me takimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın