Bota

Britania ashpërson tonet për rishikimin e marrëveshjes së Brexit-it me BE-në

Britania dhe Bashkimi Evropian sërish janë në mosmarrëveshje lidhur me Brexit-in

Ekip  | 11.05.2022 - Përdıtësım : 12.05.2022
Britania ashpërson tonet për rishikimin e marrëveshjes së Brexit-it me BE-në

Londër

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian sërish janë në mosmarrëveshje rreth Brexit-it sot, pasi qeveria e britanike ashpërsoi zërat për heqjen e pjesëve të traktatit të saj tregtar me bllokun, duke thënë se rregullat po bllokojnë formimin e qeverisë së re në Irlandën e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se qeveria "nuk do të shmangej nga ndërmarrja e veprimeve" nëse nuk arrin marrëveshje me bllokun.

BE-ja paralajmëroi se rinegociimi i marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme "nuk është opsion". Çdo veprim i Britanisë për rishikim të njëanshëm të rregullave do të sillte veprime ligjore nga blloku që mund të përshkallëzohen në një luftë tregtare.

Marrëveshjet për Irlandën e Veriut, pjesë e vetme e Britanisë që ndan një kufi me një vend të BE-së, kanë qenë një temë e nxehtë e mosmarrëveshjes në divorcin e Britanisë nga blloku 27-vendesh, i cili u bë përfundimtar në fund të vitit 2020.

Marrëveshja u dakordua për të mbajtur kufirin irlandez pa pika doganore dhe kontrolle të tjera, pasi që kufiri i hapur është një shtyllë kyçe e procesit të paqes që i dha fund dhunës disa dekadashe në Irlandën e Veriut. Në vend të kësaj, ka kontrolle për disa mallra që hyjnë në Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë.

Marrëveshja është kundërshtuar nga shumë prej sindikalistëve britanikë të Irlandës së Veriut, të cilët thonë se kontrollet e reja kanë krijuar një pengesë me pjesën tjetër të Britanisë që minon identitetin e tyre britanik. Partia Unioniste Demokratike, e cila doli e dyta në zgjedhjet e javës së kaluar për Asamblenë e Irlandës së Veriut, po refuzon të ndihmojë në formimin e një qeverie derisa marrëveshjet, të njohura si Protokolli i Irlandës së Veriut, të ndryshojnë ose anulohen në mënyrë thelbësore.

Sipas rregullave të Irlandës së Veriut për ndarjen e pushtetit, qeveria nuk mund të formohet pa mbështetjen e partive kryesore sindikaliste dhe nacionaliste. Sinn Fein fitoi shumicën e vendeve javën e kaluar, hera e parë që një parti e cila kërkon bashkimin e Irlandës së Veriut me Republikën e Irlandës fiton zgjedhjet.

Bisedimet Britani-BE për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi rregullat tregtare kanë arritur në një ngërç. Qeveria konservatore e Britanisë e ka akuzuar bllokun se është “formaliste” e panevojshme në qasjen e saj ndaj rregullave ndërsa BE-ja thotë se Britania po dështon të respektojë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për të cilën ra dakord kryeministri Boris Johnson.

Shefi i BE-së për Brexit, Maros Sefcovic tha të martën se blloku "ishte angazhuar me përkushtim për të propozuar zgjidhje kreative dhe të qëndrueshme, duke treguar fleksibilitet se si duhet të zbatohet protokolli".

Ai paralajmëroi se “Protokolli si gur themeli i Marrëveshjes së Largimit është marrëveshje ndërkombëtare. Rinegociimi i saj nuk është opsion. Bashkimi Evropian është unik lidhur me këtë qëndrim”.

Truss, e cila kryeson negociatat me bllokun tha në një deklaratë se propozimet e BE-së "dështojnë të trajtojnë siç duhet çështjet reale që prekin Irlandën e Veriut dhe në disa raste do të na kthenin prapa".

"Preferenca jonë ka qenë gjithmonë për një zgjidhje të negociuar, por ne nuk do të shmangemi nga ndërmarrja e veprimeve për të stabilizuar situatën në Irlandën e Veriut nëse nuk mund të gjenden zgjidhje", tha ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın