Tayfun Salcı
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
LONDËR (AA) - Në një sulm të armatosur është plagosur rëndë deputetja britanike Jo Cox, raporton Anadolu Agency (AA).
Cox, e cila po bëhej gati për të marrë pjesë në një mbledhje në rajonin zgjedhor në Birstall Yorkshire, në rrugë ishte cak i një sulmi të armatosur.
Numri i madh i ekipeve policore janë dërguar në vendngjarje ndërsa një helikoper i policisë ka kryer kontrollë nga ajri.
Njoftohet se deputetja Cox, e dërguar në spital me helikopter është në rrezik për jetën.
Në deklaratën e policisë së West Yorkshire thuhej se ''Në Birstall ka një ngjarje që ende është duke vazhduar''.