Ekip
16 Qershor 2016•Përditësim: 17 Qershor 2016
JERUSALEM (AA) – Zyrtarët izraelitë kanë bërë kohët e fundit një sërë pohimesh luftarake të cilat sugjeronin një gatishmëri të shtetit hebre për t'u angazhuar në konflikte me Hezbollahun dhe Hamasin, raporton Anadolu Agency (AA).
Të mërkurën, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Izraelit paralajmëroi se lufta e ardhshme e vendit me Hezbollahun do ta shndërrojë Libanin në një "komb refugjatësh".
E përditshmja izraelite Haaretz citon Herzl Halevi të ketë thënë se, ndërsa Izraeli do të rimëkëmbet nga ndikimi i një konflikti të tillë, Libani nuk do të mund të bëjë të njëjtën, ndërsa Hezbollahu do të humbasë mbështetjen të cilën e gëzon tek populli.