İnci Gündağ
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 23 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Qeveria britanike në kuadër të masave në luftën kundër ekstremizmit ka këshilluar filtrimin e internetit nëpër shkolla, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Arsimit theksohet se në kuadër të politikës për parandalimin e ekstremizmit qeveria ka kërkuar nga institucionet arsimore që të marrin masat për të penguar fëmijët dhe të rinjtë që të qasen në faqet e internetit të cilat kanë lidhje me ekstremizmin dhe terrorizmin.
Në kuadër të kësaj shkollave iu është këshilluar që të përdorin sistemet e filtrimit kryesisht për të penguar propagandën e terrorizmit nëpërmjet faqeve të internetit. Sistemi në fjalë në disa shkolla në Britani është vendosur në zbatim dhe qeveria synon që këtë sistem të filtrimit të internetit ta përhapë në një mënyrë që të përfshihen të gjitha shkollat.