Dejan Maksimoviç
19 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
LONDËR (AA) – Agjencia për financimin e sporteve themelore në Angli, do të trefishojë shumën e mjeteve që do të ndajë për luftën kundër pasivitetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Strategjia e re "Sport England" në katër vitet e ardhshme do të ndajë 250 milionë paund (326.5 milionë euro) për 28 përqind të njerëzve që brenda javës ushtrojnë më pak se 30 minuta.
Projekti do të përfshijë kategorinë e personave më pak aktivë, siç janë gratë tipike, personat me aftësi të kufizuar dhe ata nga rrethet me gjendje të ulët socio-ekonomike.
Gjithashtu, një pjesë e fondeve do të shkojë për fëmijët e moshës deri në pesë vjeç. Më parë strategjia "Sport England" pati për qëllim të rinjtë e moshës 14 vjeç.
"Në katër vitet e ardhshme do ti kushtojmë më shumë kohë profesionalizmit dhe 250 milionë paund në luftën kundë pasivitetit. Do të jemi investitori më i madh kombëtar në projektet për njerëzit që nuk mendojnë për sportin dhe aktivitet fizike, apo që fare nuk janë në radarin e saj", ka thënë Jennie Price, shefja ekzekutive e "Sport England".