Ekip
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
PARIS (AA) – Dhoma e Poshtme e Parlamentit ka miratuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për dy muaj, e cila për herë të parë hyri në fuqi pas një sërë sulmesh terroriste më 13 nëntor të vitit të kaluar në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo masë ka për qëllim që të mbulojë periudhën prej 10 qershorit deri më 10 korrik kur në Francë do të mbahet Kampionati Evropian në Futboll, dhe periudhën prej më 2 deri më 24 qershor, kur mbahet gara e çiklizmit Tour de France.
Gjendja e jashtëzakonshme zgjeron autorizimet policore, sipas të cilave njerëzit mund të vendosen në paraburgim shtëpiak, iu mundëson autoriteteve që të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve në një vend të caktuar dhe në një periudhë të caktuar kohore.
Votimi në Parlament u mbajt të enjten, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Bernard Cazeneuve arsyetoi masat duke sqaruar se janë marrë në “kontekst të rrezikut terrorist pa precedent”.