Ekip
03 Shkurt 2018•Përditësim: 04 Shkurt 2018
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite arrestuan pesë palestinezë gjatë bastisjeve të së shtunës në Jenin të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas banorëve lokal, forcat izraelite rrethuan disa shtëpi në fshatrat al-Kufayr dhe Barqin në Jenin jugor në kërkim të Ahmed Jarra, i cili akuzohet për vrasjen e një koloni hebre gjatë të shtënave pranë Nablusit muajin e kaluar.
Javën e kaluar, forcat izraelite vranë një palestinez gjatë kërkimeve pas Jarra-it dhe demoluan katër shtëpi në Jenin.