Muhammed Emin Canik
06 Maj 2020•Përditësim: 07 Maj 2020
Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 633 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me 633 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend ka arritur në 7.921 ndërsa me 9.493 raste të reja, ka arritur në 114.715 numri i rasteve.
Deri më tani në vend janë shëruar 48.221 persona ndërkohë që po hetohet shkaku i vdekjes së 1.579 personave të tjerë.
Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine. Rasti dhe vdekja e parë me burim nga virusi COVID-19 në rajon u shënua në Brazil.