Ömer Tuğrul Çam
01 shtator 2020•Përditësim: 02 shtator 2020
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell u takua në Tripoli me kryeministrin e Libisë, Fayez al-Sarraj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria në rrjetin social, Borrell bëri të ditur se është takuar në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, me kryeministrin Sarraj dhe anëtarët e qeverisë.
"Libia është një nga prioritetet më të mëdha për BE-në", tha Borrell duke shtuar se "Mirëpresim marrëveshjen e fundit për armëpushim. Vazhdojmë të mbështesim dialogun dhe zgjidhjen politike nën kryesimin e libianëve".
Borrell theksoi se në bisedimet e zhvilluara në Libi kanë diskutuar mënyrat për të çuar përpara procesin politik, rifillimin e bisedimeve të Komitetit ushtarak 5+5 dhe heqjen e bllokadës së naftës.
"BE-ja mbështet në mënyrë të fuqishme Procesin e Berlinit. Elementët kryesorë për të përfunduar mosmarrëveshjet në Libi janë përpjekjet e ndërmjetësimit dhe masat për të ulur tensionet, përfshirë embargon e armëve", tha Borrell.