Selen Temizer
24 gusht 2021•Përditësim: 24 gusht 2021
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, tha se edhe 260 persona të përbërë nga "personeli vendor i BE-së dhe vartësit e tyre" në Afganistan janë nxjerrë jashtë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mirënjohës ekipit të BE-së dhe partnerëve në Kabul për punën e jashtëzakonshme në sjelljen e njerëzve në siguri. Edhe 260 persona të përbërë nga personeli vendor dhe vartësit e tyre kanë mbërritur në Evropë ose janë rrugës. Puna për t'i sjellë njerëzit në siguri do të vazhdojë", shkroi Borrell nga Twitter.
Ai falënderoi Spanjën, Italinë dhe Francën në rolin e tyre në evakuimin dhe dhënien e vizës për viktimat. Ai më 19 gusht kishte njoftuar mbërritjen e grupit të parë prej 100 personash.
Borrell bashkë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 21 gusht vizituan bazën ushtarake Torrejon de Ardoz ku mbahen afganët.
Qendra e strehimit të përkohshëm me një kapacitet prej 800 personash, më 21 gusht kishte 200 refugjatë.
Refugjatët të cilët do të kalojnë nga kontrolli mjekësor kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të mbahen më së shumti 72 orë në bazën në Madrid, ndërsa më pas do të dërgohen në vendet e BE-së që kishin marrë përsipër marrjen e tyre duke iu dhënë leje qarkullimi të përkohshëm.