Hakan Çopur
22 Nëntor 2017•Përditësim: 22 Nëntor 2017
WASHINGTON (AA) – Në bisedën telefonike mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin dy liderët kanë rënë dakord për rëndësinë e takimeve të Gjenevës për të ofruar stabilitet në një Siri të bashkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se biseda telefonike mes Trump dhe Putin ka zgjatur më shumë se një orë.
Gjatë bisedës është nënvizuar edhe një herë deklarata e përbashkët e nënshkruar nga të dy shtetet në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).