Muhammed Bilal Kenasari
13 Gusht 2016•Përditësim: 13 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, ka theksuar se duhet që të veprojë mbi përgjegjësitë që ka për të ulur tensionet rreth çështjes së Krimesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një deklaratë në lidhje me bisedën telefonike Biden-Poroshenko, ku është vënë në dukje se është diskutuar rreth çështjes së Krimenë. "Zëvendëspresidenti ka nxitur Poroshenkon që të veprojë mbi përgjegjësitë që ka për uljen e tensioneve në Krime. Biden ka deklaruar gjithashtu se të njëjtën gjë ka bërë edhe me Rusinë", thuhet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se Biden dhe Poroshenko janë fokusuar në përdorimin e kanaleve politike dhe diplomatike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës ashtu siç theksohet edhe në marrëveshjen e Minsk-ut.