Can Erözden
13 Gusht 2016•Përditësim: 14 Gusht 2016
OKB (AA) – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka autorizuar të premten dërgimin e 4000 trupave në Sudanin e Jugut për mbrojtjen te civilëve, në prag të shpërthimit të mundshëm të luftës civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Sidoqoftë, mbetët të shihet se si do të shpërndahen trupat e reja duke pasur parasysh kundërshtimin e qeverisë së presidentit Salva Kiir për numër shtesë të ushtarëve paqeruajtës.