Bota

Berlin, për tre muaj 74 aksidente me skuterë elektrikë

Policia sot sqaroi se pas kontrollit të drejtuesve të skuterëve elektrikë në vendngjarje në orët e mbrëmjes, kanë konstatuar se ata "shpesh janë në gjendje të dehur"

AP  | 17.09.2019 - Përdıtësım : 18.09.2019
Berlin, për tre muaj 74 aksidente me skuterë elektrikë

Berlin

Policia e Berlinit ka njoftuar se për tre muaj, që kur u lejua përdorimi i skuterëve elektrikë në kryeqytetin gjerman, janë regjistruar 74 aksidente, 65 raste të drejtimit nën ndikim të alkoolit dhe 233 shkelje trafiku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia sot sqaroi se pas kontrollit të drejtuesve të skuterëve elektrikë në vendngjarje në orët e mbrëmjes, kanë konstatuar se "shpesh janë në gjendje të dehur" dhe se ata trajtohen njëlloj si shoferët e dehur të automjeteve.

Më tej thuhet se nga aksidentet 16 persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe 43 lëndime të lehta. Nga 74 aksidente, 65 prej tyre janë shkaktuar nga drejtuesit e skuterëve elektrikë, ndërsa 27 prej tyre ishin të vetë-aksidentuar. Në 19 raste, drejtuesit e skuterëve elektrikë janë hetuar për largim nga vendi i aksidentit.

Policia si shkaqe kryesore të aksidenteve thekson moskujdesin e drejtuesve, përdorimin e korsive të palejuara apo alkoolin. Shkelje të trafikut paraqet edhe transporti i më shumë personave dhe përdorimi i celularëve gjatë ngasjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.