Ata Ufuk Şeker
11 qershor 2016•Përditësim: 11 qershor 2016
BRUKSEL (AA) - Në Belgjikë, për shkak të grevës së gardianëve është vendosur që leja për qëndrim në shtëpi për rreth 200 të dënuar të shtyhet, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kanalin televiziv VRT të Belgjikës njoftohet se leja për rreth 200 të dënuar e cila normalisht është 36 orë çdo dy javë, për shkak të grevës së gardianëve është shtyrë në një javë.
Lejen e qëndrimit në shtëpi mund ta shfrytëzojnë vetëm ata të burgosur që kanë rast të veçantë dhe janë dënuar për krime të lehta.
Greva e gardianëve e filluar me arsyetim se për shkak shkurtimit të buxhetit ata duhet të punojnë me më pak staf është duke vazhduar prej 46 ditësh. Theksohet se në fillim të javës së ardhshme ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens, përsëri do të takohet me autoritetet e sindikatave të gardianëve.