Bota

BE: Testimi raketor i Phenianit, një hap provokues

"Testimi raketor i Koresë së Veriut është një hap provokues", thuhet në deklaratë ku i bëhet thirrje Qeverisë së Phenianit të ndalojë të gjitha aktivitetet e armëve bërthamore

Şerife Çetin  | 02.10.2019 - Përdıtësım : 02.10.2019
BE: Testimi raketor i Phenianit, një hap provokues

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) e ka konsideruar si "provokuese" testimin raketor të bërë sot nga Koreja e Veriut dhe i ka bërë thirrje Phenianit të "ndalojë të gjitha aktivitetet e armëve bërthamore", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini thuhet se testimi raketor i Koresë së Veriut dëmton besimin ndërkombëtar dhe paqen në Gadishullin Korean.

"Testimi raketor i Koresë së Veriut është një hap provokues", thuhet në deklaratë ku i bëhet thirrje Qeverisë së Phenianit të ndalojë të gjitha aktivitetet e armëve bërthamore dhe programin e raketave balistike.

Bisedimet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut pritet të fillojnë përsëri, theksohet në deklaratë ku vihet theksi se BE-ja mbështet çdo përpjekje diplomatike ndërkombëtare që do të sigurojë paqe dhe siguri në Gadishullin Korean.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm i Koresë së Jugut, thuhet se Koreja e Veriut shkrepi dy raketa në orët e mëngjesit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.