Şerife Çetin
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të ndërmarrë hapa të tjerë në luftën kundër terrorizmit, duke marrë parasysh mangësitë e sulmeve të fundit terroriste që ndodhën në kontinent, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni Evropian thuhet se është paraqitur një paketë e re propozimesh, që përmbanin hapa që mund të ndërmerren në fushën e luftimit të terrorizmit për të mbrojtur qytetarët e BE nga sulmet e mundshme terroriste.
Në deklaratë vihen në dukje propozimet që përbëhen nga tre linja kryesore të cilat janë përkatësisht mbrojtja e hapësirave publike, ngushtimi i hapësirës së lëvizjes së terroristëve dhe forcimi i aktiviteteve të jashtme nëpërmjet një bashkëpunimi mes BE-së dhe Europol-it.