Hasan Esen,Ata Ufuk Şeker
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 16 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) - Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë dënuar regjimin e Sirisë, Rusinë dhe Iranin për sulmet e kryera pa dallim kundër civilëve dhe spitaleve. Ndërsa Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk ka pranuar se nuk kanë mundur të jenë efikas në çështjen e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në samitin e Liderëve të BE-së të mbajtur në Bruksel është diskutuar për zhvillimet në Siri.
Në deklaratën përfundimtare të Samitit është theksuar se "Këshilli i BE-së dënon ashpër regjimin sirian dhe aleatët e tij kryesisht sulmet që vazhdojnë Rusia dhe Irani kundrejt Halepit si dhe vendosja me qëllim në objektiv e civilëve dhe e spitaleve."
Liderët e BE-së i kanë bërë thirrje regjimit të Sirisë, aleatit të tij, Rusisë dhe palëve të konfliktit që të marrin disa masa. Është kërkuar që të lejojnë civilët në lindje të Halepit që të largohen në mënyrë të sigurtë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara atje ku ata dëshirojnë, dërgimin pa kushte dhe në mënyrë urgjente të ndihmave në këtë rajon si dhe të ofrohet mbrojtje pa dallim për personat që jetojnë në këtë rajon.
Gjithashtu është bërë thirrje që të mbrohen në të gjithë vendin punonjësit dhe institucionet e shëndetësisë si dhe të zbatohen plotësisht kërkesat e të drejtës ndërkombëtare në të gjithë Sirinë kryesisht në rajonet që ndodhen nën rrethim.
Ndër të tjera duke u kërkuar ndalimi i konflikteve në Siri është theksuar se BE-ja po vlerëson të gjitha alternativat ku "do të përgjigjen të gjithë ata që shkelin ligjet ndërkombëtare, ku disa prej tyre mund të konsiderohen krime lufte."
Tusk i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp pas samaitit tha se "Është e pamundur të ndalohen me forcë konfliktet në Siri. BE-ja nuk ka as qëllimin dhe as kapacitetin që të marrë një masë të tillë, por ju lutem të lini akuzat kundër BE-së."
"E di që nuk kemi qenë mjaftueshëm efektivë. E di gjithashtu edhe se kush ka qenë mjaftueshëm efektiv, por kjo është efektive në ndihmat humanitare jo në bombardime", ka vlerësuar Tusk duke theksuar se BE-ja në këtë fazë në çështjen e Sirisë është përqendruar në përpjekjet e ndihmave humanitare dhe ato diplomatike.
Duke theksuar se ka dyshime se korridori i sigurisë i krijuar për civilët është stabil dhe i vazhdueshëm, Donald Tusk ka shtuar se të gjitha institucionet e BE-së dhe diplomatët vazhdojnë të punojnë mbi këtë çështje.