Mustafa Keleş
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 16 Dhjetor 2016
NEW YORK (AA) – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të premten do të mbajë një seancë në të cilën do të bisedohet për situatën në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Seanca e mbyllur e Këshillit të Sigurimit do të mbahet me iniciativë të Francës e cila me këtë rast dëshiron të tërheq vëmendjen për zhvillimet e fundit në Halep.
Ambasadori francez në OKB, Francois Delattre, u tha gazetarëve se është shumë me rëndësi që në terren të gjenden vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara për të monitoruar evakuimin e civilëve nga Halepi. Ai theksoi se Franca në bashkëpunim me Gjermaninë dhe me disa vende evropiane ka përgatitur një draft sesi civilët në mënyrë të sigurtë të evakuohen nga Halepi.
Ambasadori britanik në OKB, Mattheë Rycrof,t po ashtu shprehu shqetësim për shkak të shkeljes së armëpushimit në Halep. “I bëjmë thirrje regjimit sirian dhe ndihmësve të tyre, Rusisë dhe Iranit, që të lejojnë evakuim të sigurtë të njerëzve nga Halepi ose t’u mundësojnë të jetojnë në të sigurtë në atë qytet”, tha Rycroft.
Me ndërmjetësim të Turqisë, të martën mbrëma u arrit marrëveshje për armëpushim dhe evakuim të civilëve nga lindja e Halepit drejt Idlibit.