Bota

BE po punon mbi një plan për dërgimin e misionit ushtarak në Libi

"Bashkimi Evropian me misionin në fjalë synon të fitojë ndikim duke konkurruar me fuqitë e tjera në Libi"

Selen Temizer  | 19.07.2021 - Përdıtësım : 20.07.2021
BE po punon mbi një plan për dërgimin e misionit ushtarak në Libi

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) po punon mbi një plan për dërgimin e misionit ushtarak në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të faqes EUobserver me qendër në Bruksel, BE-ja me misionin në fjalë synon të fitojë ndikim duke konkurruar me fuqitë e tjera në Libi.

Në raportin e BE-së të datës 1 korrik që ka siguruar faqja, thuhet se "Procesi i paqes në Libi kërkon një çarmatim, eliminim dhe integrim në shkallë të gjerë të luftëtarëve si dhe reformë në sektorin e sigurisë".

Ndër të tjera në lajm thuhet se BE-ja në muajt e ardhshëm është duke finalizuar planet që ka bërë për operacione në shkallë të gjerë në Afrikë dhe se planet e saj synojnë t‘i japin fund trafikut të njerëzve dhe armëve në rajon.

"Në këtë kuadër duhet të vlerësohet një angazhim i politikës së përbashkët ushtarake të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së, në mënyrë që e gjithë fusha e aktiviteteve ushtarake të mos u lihet vendeve të treta", thuhet ndër të tjera në raportin e siguruar.

Autoritet BE-së për mbikëqyrje nga ajri

Zyrtarët libianë kanë theksuar se "në kufijtë e tyre ka nevojë për mbështetjen e BE-së".

"Kjo mund të hapë mundësinë e marrjes së të drejtave të fluturimit për mjetet e mbikëqyrjes ajrore të BE-së mbi territorin e vendit në fjalë, nëse autoritetet libiane e pranojnë", theksohet në raport.

Në lajm vihet në dukje se diplomatët e BE-së do të diskutojnë planin shumë shpejt, por që Komisioni Evropian planet në fjalë nuk i ka paraqitur ende si një propozim zyrtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın