Ahmet Gürhan Kartal
20 Dhjetor 2017•Përditësim: 21 Dhjetor 2017
LONDËR (AA) – Çdo periudhë tranzicioni për Brexit-in nuk duhet të zgjasë më shumë se 31 dhjetor të vitit 2020, bëri të ditur sot Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Një dokument i lëshuar nga BE-ja rekomandoi ditën e fundit për periudhën e tranzicionit, e cila u dakordua të jetë në vend të datës së mundshme për Brexit më 29 mars të vitit 2019, ku do të jetë fundi i vitit 2020.
"Marrëveshjet e tranzicionit duhet të zbatohen që nga data e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tërheqjes dhe nuk duhet të zgjasin më shumë se 31 Dhjetori i vitit 2020", thuhet në dokument.
Kushtet e periudhës së tranzicionit ende duhet të negociohen midis dy palëve.
Data e fundit e propozuar nga blloku përkon me fundin e buxhetit shtatë vjeçar të BE-së.