Ekip
27 Korrik 2017•Përditësim: 27 Korrik 2017
BRUKSEL (AA) – Komisioni Evropian paralajmëroi pako të re të ndihmave urgjente për Greqinë, me qëllim që t’i ndihmohet në zgjidhjen e krizës me refugjatët në të cilën dhjetëra mijëra migrantë dhe refugjatë kanë mbetur “të bllokuar” në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Pakoja në vlerë prej 209 milionë euro përfshinë program prej 151 milionë euro për të ndihmuar familjet e refugjatëve që të marrin me qira vendbanim në qytetet greke dhe u siguruan para të domosdoshme që të shpërngulen nga kampet e refugjatëve, theksuan të enjten gjatë vizitës së zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Athinë.