Ekip
20 Shtator 2022•Përditësim: 20 Shtator 2022
Bashkimi Evropian (BE) miratoi dhënien e një huaje prej 5 miliardë eurosh për Ukrainën, si pjesë e dytë e pakos së ndihmës makrofinanciare prej 9 miliardë euros, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Këshilli i BE-së sot zyrtarisht miratoi vendimin për të ofruar 5 miliardë euro ndihmë shtesë makrofinanciare për Ukrainën si një çështje urgjente”, njoftoi institucioni i BE-së në një deklaratë për media.
Masa erdhi pasi Parlamenti Evropian miratoi kredinë javën e kaluar.
BE tashmë ka disbursuar 1 miliardë euro nga pakoja prej 9 miliardë eurosh për të ndihmuar Ukrainën të mbulojë nevojat e saj financiare.
"Ne i zbatojmë premtimet tona dhe ndihmojmë që shteti ukrainas dhe infrastruktura e tij kryesore të mund të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht luftës së agresionit të Rusisë", tha ministri çek i Financave, Zbynek Stanjura, duke përshëndetur vendimin.
Ai u zotua të "bëjë shtypje për një marrëveshje të shpejtë për sigurimin e 3 miliardë eurove të mbetura, për të cilën duhet të biem dakord edhe për ndarjen e kësaj shume në kredi dhe grante" në takimin e ardhshëm të ministrave të Financave të BE-së më 4 tetor.
Pas miratimit të vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian, Komisioni Evropian do të marrë hua nga tregjet financiare për të siguruar shumën për Ukrainën.
Vendi mund të shlyejë kredinë afatgjate me kushte të favorshme, përfshirë kostot e interesit dhe tarifat e administrimit të mbuluara nga BE-ja.