Şerife Çetin
29 Qershor 2017•Përditësim: 30 Qershor 2017
BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian (BE) mori vendim për të marrë masa të shpejta në luftën kundër radikalizmit dhe rreziqeve kibernetike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni Evropian (KE) bëhet e ditur se është publikuar raporti i 8-të lidhur me zhvillimet për formimin e “Bashkësisë së Sigurisë” së BE-së.
Në deklaratë thuhet se sulmet terroriste të realizuara gjatë periudhave të fundit në gjithë Evropën kanë treguar edhe një herë se duhet të ndërmerren hapat në nivel të BE-së.
Këtu theksohet nevoja e marrjes së hapave për luftimin e radikalizmit, terrorizmit, krimeve dhe kërcënimeve kibernetike si dhe të financimit të tyre, dhe që në kuadër të kësaj të formohet një sistem të informacioneve në mesin e shteteve anëtare.
Zv/presidenti i parë i KE-së, Frans Timmermans tha se “BE-ja duhet t’i përgjigjet bashkarisht kërcënimeve terroriste dhe sfidave të sigurisë. Për t’I mbrojtur qytetarët tanë angazhimet tona në nivel të BE-së mbështeten me hapat e reja”.
Në deklaratë ku theksohet se Komisioni i BE-së do të marrë masa shtesë në lidhje me komunikimet dixhitale të terroristëve dhe ndarjes së përmbajtjeve radikale dhe se në kuadër të kësaj do të formohet Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë kundër Radikalizmit.
Sulmet Kibernetike
Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të luftës kundër sulmeve kibernetike do të punohet për mbylljen e mungesave në këtë fushë dhe që 14 shteteve anëtare do t’u ofrohen 10.8 milionë euro për forcimin e rrrjetit kompjuterik kombëtar.