Ata Ufuk Şeker,Hasan Esen
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Donald Tusk njoftoi se pas vendimit të Britanisë së Madhe për daljen nga BE-ja do të propozojë mbajtjen e e një samiti në muajin shtator për të diskutuar mbi të ardhmen e Unionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Tusk ka bërë disa vlerësime para Samitit të BE-së në Brusksel. Ai vuri në dukje se respektojnë referendumin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar por që duhet të tregohet edhe respekt ndaj rregullave të BE-së.
"Sipas marrëveshjeve qeveria britanike është e detyruar të nisë procesin e daljes nga BE-ja. Kjo është rruga e vetme ligjore. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë", tha ai.
Ndër të tjera Tusk ka theksuar se janë të gatshëm për të nisur procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja. "Sigurisht që këtë nuk e shpreh me një entuziazëm. Ky nuk është skenari që ëndërronim. Kemi procedura neto (të qarta). Por pa patur një njoftim zyrtar të Britanisë nuk mund të fillojmë negociatat", tha ai.