Ömer Aydın
14 shtator 2016•Përditësim: 15 shtator 2016
STRASBURG (AA) – Plani i Komisionit Evropian për rritjen e mbështetjes ekonomike dhe politike për Tunizinë ka hasur në mbështetje nga Seanca Plenare e Parlamentit Evropian (PE)., raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e Parlamentit Evropian dhanë dritë jeshile për planin mbështetës të Komisionit në vlerë prej 500 milionë eurosh, ndërkohë mes BE-së dhe Tunizisë është vendosur që ky plan që u cilësua si “Plani i Marshallit” të zbatohet sa më parë.
Propozim plani në lidhje me mbështetjen e qeverisë së Tunizisë i cili u diskutua ditën e djeshme në Seancën Plenare të PE-së, u miratua sot gjatë vazhdimit të seancës nga anëtarët e saj.
Sipas planit, me vendimin e Komisionit për makro-financimin prej 500 milionë eurosh, Tunizisë do t’i hapet një rrugë kredie si nga BE-ja, njashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare.
Me këtë ndihmë e cila është cilësuar si "Plani i Marshallit" i BE-së, do t’i jepet mbështetje planit zhvillimor strategjik 2016-2020 të miratuar nga qeveria e Tunizisë dhe të ardhmes ekonomike të vendit.