Ekip
26 Maj 2020•Përditësim: 26 Maj 2020
Ministrja e Jashtëm e Spanjës, Arancha González Laya, tha se anëtaret e Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për një qasje të përbashkët për të hapur kufijtë, të rivendosin lirinë e udhëtimit në Zonën Shengen dhe të përcaktojnë cilat vende jashtë tij duhet të konsiderohen të sigurta për të udhëtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Laya për radion Cadena SER tha se rifillimi i udhëtimit ndërkufitar duhet të vendoset kolektivisht edhe nëse vendet në BE po ndërpresin izolimin në data të ndryshme.
"Duhet të fillojmë të punojmë me partnerët tanë evropianë për të marrë lirinë e lëvizjes në territoret evropiane", tha González Laya të martën, duke shtuar se ajo do të dëshironte të shihte një përcaktim evropian se cilat vende duhet të konsiderohen të sigurta.
Ajo tha se Spanja është e etur të mirëpresë turistët për të ngritur industrinë që arrin në 12 për qind të BPB-së së vendit, por që planifikon ta bëjë atë me "shëndet, qëndrueshmëri dhe siguri".