Bota

BE dhe Britania shtyjnë Brexit-in deri më 31 tetor

Gjatë samitit për Brexit-in të zhvilluar në Bruksel, Tusk ka njoftuar për dakordmin e BE-së dhe Britanisë për një shtyrje të Brexit-it deri me 31 tetor

Şerife Çetin  | 11.04.2019 - Përdıtësım : 12.04.2019
BE dhe Britania shtyjnë Brexit-in deri më 31 tetor

Bruksel

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk, ka deklaruar se "27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britania, janë dakorduar për një shtyrje fleksibël të Brexit-it deri më 31 tetor", transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë samitit për Brexit-in të zhvilluar në Bruksel, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Tusk ka njoftuar për dakordmin e BE-së dhe Britanisë për një shtyrje të Brexit-it deri më 31 tetor.

Tusk ka tërhequr vëmendjen se "shtyja fleksibël" i njeh Britanisë 6 muaj afat për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Britania vendosi të largohet nga BE nëpërmjet një referendumi të mbajtur më 23 qershor 2016.

Marrëveshja rreth Brexit-it që Britania ka arritur me BE-në është refuzuar tri herë në Parlamentin e Britanisë, ku në votimet e kryera me iniciativën e deputetëve parlamenti nuk ka dhënë mbështetje me shumicë për asnjë skenar të Brexit-it.

Sipas marrëveshjes që Britania ka arritur me BE-në, Brexiti i cili duhej të ndodhte më 29 mars, u shty për 12 prill. Kryeministrja britanike, Theresa May, duke i dërguar një letër presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, kërkoi shtyrjen e Brexit-it deri më 30 qershor. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın