Ekip
01 Korrik 2017•Përditësim: 01 Korrik 2017
NEW YORK (AA) - Ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u bashkua me grupin, “The Elders” (Pleqtë) i themeluar nga Nelson Mandela që bën bashkë ish-liderët botëror për të promovuar paqen, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Paraardhësi i tij në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, shërbeu më parë si president i “Pleqve”.
Të premten që shkoi, Anan njoftoi se do të emërojë Ban Ki-moonin në pozitën e kreut të organizatës pasi “në bazë të përvojës së tij në udhëheqjen globale, dhe të kuptuarit e gjeopolitikës, ai do të sjellë një perspektivë unike dhe të vlefshme”.
Ish-kryeministri i Norvegjisë, Gro Harlem, në cilësi të nënkryetarit të “Pleqve” tha se Ban Ki-moon, do të marrë përsipër çështjet për të cilat ishte përkushtuar në kohën sa ka qenë sekretar i Përgjithshëm i OKB-ve, më konkretisht ndryshimet klimatike, barazinë gjinore dhe angazhimin e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër varfërisë.
"Pleqtë dhe Kombet e Bashkuara ndajnë të njëjtat vlera të drejtësisë, solidaritetit dhe vendosmërinë për të luftuar për paqen dhe të drejtat e njeriut", tha ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-ve.
Jug-koreani ka ushtruar detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në periudhën 2007 -2016.