Recep Şakar
04 Nëntor 2017•Përditësim: 05 Nëntor 2017
MELBURN (AA) - Mijëra njerëz në Melburn të Australisë, marshuan në mbështetje për refugjatët dhe azilkërkuesit të cilët kanë refuzuar të largohen nga qendra e paraburgimit në ishullin Manus të Papua Guinesë së Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në marsh kanë marrë pjesë mijëra australianë të cilët mbështesin refugjatët dhe azilkërkuesit të cilët kanë tentuar të hyjnë në Australi me anije dhe të cilët për shkak të sigurisë nuk largohen nga qendra e paraburgimit në ishullin Manus, e cila u mbyll para 4 ditësh.
Australianët në protestën e organizuar nga Shoqata e Veprimit për Refugjatët (RAC) në Melburn dhe e cila është mbështetur nga shumë organizata të tjera të shoqërisë civile, janë mbledhur para bibliotekës në rajonin Victoria, ku kanë kërkuar që refugjatët dhe azilantët në ishullin Manu të dërgohen në Australi. Deputeti federal i Partisë së të Gjelbërve, Adam Bandt, në një fjalim zbatueshmërinë e qeverisë kundrejt refugjatëve e ka cilësuar si "terrorizëm", ndërkohë që ka cilësuar si "terrorist" edhe ministrin federal të Migracionit të Australisë, Peter Dutton.
"Përjetimet në Canberra dhe Manus përtej marrëdhënieve qeveritare janë shndërruar në terrorizëm. Dhe nëse terrorizmi kërcënon duke vënë në rrezik jetën e njerëzve atëherë edhe Peter Dutton është një terrorist. Kur shikon fytyrën e tij vëren sytë e ftohtë të tij, që ai mund të vrasë një njeri", tha ai.
Protestuesit pasi kanë marshuar deri në qendër të qytetit Melburn, kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin Flinders Caddesi.
Vazhdon pritja në ishullin Manus
Pasi Gjykata e Lartë e Papua Guinesë së Re e gjeti në kundërshtim me ligjin qendrën e paraburgimit në ishullin Manus, kjo qendër u mbyll zyrtarisht më 31 tetor 2017, ku dhe për rreth 60 personat që qëndronin në këtë qendër u njoftua që ata të shkonin në strehimoret e reja në tre zona në qytetin Lorengau. Por refugjatët dhe azilantët kanë rikujtuar se popullata vendase i ka sulmuar më parë dhe me arsyen se nuk kanë siguri për jetën ata nuk e pranojnë këtë propozim.
Kombet e Bashkuara (OKB) në lidhje me zhvillimet në ishullin Manus i kanë kërkuar qeverisë australiane që menjëherë të sigurojë mbrojtje, ushqim, ujë dhe shërbime të tjera për rreth 600 personat në qendrat e paraburgimit në ishullin Manus. Rupert Colville, një nga zëdhënësit e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se janë të shqetësuar për sigurinë e qindra njerëzve që ndodhen në qendrat e paraburgimit.
Qeveria australiane në kuadër të skemave të shtrënguara të mbrojtjes së kufirit duke i kapur azilkërkuesit që vijnë në vend me anije i mban ato në qendrat e paraburgimit të vendosura jashtë shtetit. Zyrtarët australianë kanë theksuar me një gjuhë të prerë se nuk do t'i pranojnë këto refugjatë.