Ekip
04 Nëntor 2017•Përditësim: 05 Nëntor 2017
BRUKSEL (AA) – Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka bërë thirrje për të gjitha partitë politike në Katalonjë që mbështesin shkëputjen nga Spanja që të bashkohen për zgjedhjet rajonale më 21 dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Është momenti që të gjitha forcat demokratike të bashkohen për Katalonjën, për lirimin e të gjithë të burgosurve politik dhe për republikën”, shkroi Puigdemont në gjuhën katalonase në Twitter.
Partia e tij djathtiste separatiste në Katalonjë njoftoi të premten se do të insistojë që të formojë koalicion të madh. Puigdemont, nga ana tjetër, tha se do të shqyrtojë mundësinë nëse do të kandidojë në zgjedhje.
Spanja ka lëshuar fletarrest evropian për Puigdemont dhe katër politikanë të tjerë që fshihen në Belgjikë. Ata kërkohen për shkak të rolit të tyre në shpalljen e pavarësisë së Katalonjës. Tetë anëtarët e tjerë të qeverisë së shpërndarë të Katalonjës gjenden në burg në Spanjë, nën akuzën për rebelim dhe vepra tjera penale.